Një event tjetër për promovimin e verës greke në Australi përfundoi dhe rezultatet janë pozitive.

Të dhënat tregojnë se promovimi i verës greke në Australi është në rrugën e duhur, pasi regjistrohet një rritje prej 20% e eksporteve gjatë tre viteve të fundit.

Gjithashtu, duket se tek konsumatorët e këtij vendi po konsolidohet gradualisht dhe koncepti për karakteristikat cilësore të verës greke. Është e dukshme, se në një sondazh në Adelaide, 67% e atyre që kishin provuar verën greke e karakterizuan pa rezerva se ka një cilësi shumë të mirë.

Dy elemente të tjera që përforcojnë shpresat për përmirësimin e mëtejshëm të pozitës së verës greke në tregun e Australisë, janë pjesëmarrja në rritje e konsumatorëve dhe prodhuesve të verës në aktivitetet e paraqitjes dhe promovimit që organizohen në kuadrin e një programi konkret si dhe interesimi në rritje i mediave australiane për këto aktivitete.

Aktivitetet e këtij viti u zhvilluan në disa qytete të Australisë, si në Sydney, Melbourne, Brisbane dhe Adelaide.