Dy persona të panjohur që u paraqitën si klientë, ekzekutuan të Enjten në mbrëmje avokatin e njohur Miháli Zafirópulo, 52 vjeç, në zyrën e tij, në qendër të Athinës.

Sipas informacioneve të deritanishme, të dy autorët e krimit kishin një takim të planifikuar me viktimën, të cilën e qëlluan disa herë, duke e plagosur për vdekje në sallonin e mbledhjeve të zyrës së tij.

Një bashkëpunëtor i avokatit që ndodhej në zyrë në momentin e vrasjes, tha se klientët ishin ndoshta të huaj, sepse nuk flisnin mirë gjuhën greke dhe nuk ishin të maskuar.

Burime të policisë raportojnë se sipas treguesve të parë, nuk është një sulm terrorist dhe vrasja ka të bëjë me të drejtën penale.

Miháli Zafirópulos, babai i dy fëmijëve, ishte i biri i ish deputetit të Demokracisë së Re, Epameinónda Zafeirópulo dhe merrej me çështjet e interesit ekonomik.