Kryeministri i Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, Zoran Zaev në një intervistë që dha në televizionin publik ERT, tha se është krenar për marrëveshjen e Prespës, duke vënë në dukje se është një përpjekje për të siguruar një të ardhme pozitive në rajon dhe mundësinë e bashkëpunimit në të gjitha nivelet.

Në të njëjtën kohë, z.Zaev i dërgoi popullit grek një mesazh të miqësisë, duke theksuar në mënyrë karakteristike, se «po ndryshojmë Kushtetutën tonë, sepse besojmë në këtë miqësi» dhe shprehu bindjen e tij se marrëveshja do të sjellë rritje të mirëqenies për qytetarët e të dy vendeve.

Gjithashtu, kryeministri i vendit fqinjë sqaroi se «ne nuk jemi pjesë e historisë helenistike të Maqedonisë» dhe bëri të qartë se vendi i tij pranon identitetin helenistik të Maqedonisë dhe e njeh atë.

Për arritjen e marrëveshjes, kreu i qeverisë së vendit fqinj tha se nuk ishte një proces i lehtë, pasi të dyja palët bënë lëshime, por dhe përfituan nga ajo.

Gjithashtu, kryeministri i Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, Zoran Zaev njoftoi se referendumi për miratimin e marrëveshjes do të zhvillohet në datat (23, 30 Shtator ose në 7 Tetor) dhe ratifikimi i tij do të bëhet nga parlamenti i vendit të tij deri më 15 Janar të vitit 2019.