Sipas njoftimit të Shërbimit Zjarrfikës, tashmë zjarret që shpërthyen të Hënën janë drejt shuarjes, si në rajonin e Kinétas në Attikën Perëndimore edhe në zjarrin katastrofik në Attikën Lindore.
Megjithatë, qindra zjarrfikës në këto zona vazhdojnë përpjekjen me mjete tokësore dhe ajrore për shuarjen e vatrave të fundit të zjarrit.

Duke bërë një vlerësim të parë të shkaqeve të tragjedisë, meteorologët raportojnë se era shumë e fuqishme e datës 23 Korrik ishte nga më të fuqishmet, që janë regjistruar në muajt e verës gjatë tetë viteve të fundit, me një shpejtësi deri në 124 km në orë, e cila në kombinim me nivelin e ulët të lagështisë krijuan kushte ideale për përhapjen e shpejtë të zjarrit.

Nuk kishte front zjarri, por vorbull dhe erë shumë e fuqishme që ndihmuan në përhapjen e zjarrit vdekjeprurës.