Kryeministri Kyriákos Mitsotákis gjatë konferencës për Shtyp në Selanik, me rastin e hapjes së ekspozitës ndërkombëtare në këtë qytet, la të hapur «mundësinë për dialog» në lidhje me marrëdhëniet greko-turke.

Kreu i qeverisë tha: «Kthimi i Oruç Reis në Antalia është një hap i parë pozitiv. Ne jemi gjithmonë në favor të dialogut, por pa provokime dhe veprime të njëanshme. Kemi parë shumë herë të bëhen lëvizje pozitive nga Turqia, por ato ndiqen dhe nga shumë lëvizje negative. Qëndrimi i Turqisë duhet të jetë i sinqertë dhe i qëndrueshëm».

Gjithashtu, vuri në dukje se problemi i vetëm që kemi është përcaktimi i zonave detare dhe theksoi se nuk bëhet fjalë për çmilitarizimin e ishujve. Greqia ka aleanca të forta dhe dialogu është mënyra e vetme, tha kreu i qeverisë greke.

Z.Mitsotákis tha për mbrojtjen dhe marrëveshjen me Francën, se bëhen disa investime të reja të rëndësishme në forcat e armatosura, por njohim se forcat e armatosura janë mbi të gjitha punonjësit e tyre.