Java fillon me shira dhe mot të ngrohtë, por më konkretisht sipas shërbimit Kombëtar Meteorologjik – e Hënë 28 Shtator 2020 – në rajonet perëndimore, qendrore e veriore priten shira dhe stuhi, të cilat do të jenë fillimisht më të forta në ishujt e detit Jon, në Epir, Greqinë qendrore dhe në atë perëndimore. Gradualisht edhe në Peloponez e në Thesali do të jenë të forta, ndërsa temperatura do të shënojë rritje të vogël, kryesisht në rajonet jugore.

Era në ishullin e Kretës e në Ciklade do të fryjë në drejtimin jugor e juglindor, ndërsa valëzimi do të jetë 5 deri në 7 ballë.

Era në Egjeun lindor e Dodekanez do të fryjë në drejtimin jugor e juglindor, ndërsa valëzimi do të jetë 4 deri në 6 ballë dhe përkohësisht deri në 7 ballë.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë perëndimore dhe në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtimin juglindor, ndërsa valëzimi do të jetë 5 deri në 7 ballë dhe në detin Jon deri në 8 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 19°C deri në 27°C, ndërsa në zonat e saj lindore do të jetë 2-3 gradë më e ulët dhe në Selanik nga 17°C deri në 25°C.