Rreth 130 refugjatë do të dërgohen direkt nga ishulli Lésvo në Gjermani me një fluturim charter në Hanover.

Midis refugjatëve janë më shumë se 30 familje.

Shumica e refugjatëve, sipas informacioneve të Agjencisë së Lajmeve të Athinës dhe Maqedonisë (APE-MPE) janë me origjinë nga Afganistani, ndërsa të tjerët nga Irani dhe Iraku.

Transferimi i refugjatëve në Gjermani bëhet në kuadrin e marrëveshjes midis kancelares gjermane Angela Merkel dhe kryeministrit grek Kyriako Mitsotaki, për transferimin e 1.553 refugjatëve nga Greqia në Gjermani, pas shkatërrimit të strukturës në Moria. Deri tani janë transferuar 333 refugjatë.