Zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë, Sotíri Tsiódra në konferencën për shtyp njoftoi  se në 24-orët e fundit në Greqi janë konfirmuar 71 raste të reja të prekur nga koronavirusi COVID-19, duke e rritur numrin në 695.

Ndërsa numri i viktimave është 17, prej të cilëve (14 meshkuj dhe 3 femra) të moshave mesatare 76 vjeç. 114 janë shtruar në spital dhe 35 prej tyre janë në gjëndje të rëndë.

Gjithashtu 29 persona kanë dalë nga spitali pasi janë kuruar. Ata do të qëndrojnë sërish në vetëizolim për disa ditë.