«Që të njohësh të drejtën ndërkombëtare do të thotë mbi të gjitha ta respektosh dhe të mos e shkelësh», theksoi ministria e Jashtme e Greqisë, duke iu përgjigjur ministrisë turke të Jashtme, e cila në përgjigje të deklaratave të fundit të presidentit të Republikës, Prokópis Pavlópulos, komentoi se ato tregojnë një mungesë serioze të njohurive në lidhje me rregullat themelore të së drejtës ndërkombëtare.

Presidenti i Republikës, të Martën vizitoi ishullin e Kálymnos me rastin e evenimenteve për 70-vjetorin e Bashkimit të Dodekanezit me Greqinë. Nga atje, ai dërgoi mesazhin se Greqia «është e vendosur, në bazë të së drejtës ndërkombëtare në tërësinë e saj – kryesisht në bazë të Traktatit të Lozanës, por dhe në bazë të drejtësisë evropiane, të mbrojë kufijtë e saj, integritetin territorial dhe sovranitetin e saj».

Këto fjalë të kreut të shtetit grek kanë shkaktuar një reagim të fortë të Ankarasë, e cila mbështeti se edhe pse Athina fajëson atë për një përshkallëzim të tensionit në Egje, «deklaratat provokuese» të z.Pavlópulos i tregojnë Bashkimit Evropian dhe komunitetit ndërkombëtar, se cila palë rrit tensionin.