Sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik, sot e Enjte, 15 Shtator moti pritet të jetë në përgjithësi i mirë. Dukshmëria do të jetë lokalisht e kufizuar në mëngjes, ndërsa në rajionet kontinentale perëndimore ka mundësi të ketë shira lokale.

Era do të fryjë në drejtimin verior dhe valëzimi në Egje do të jetë nga 4 deri në 6 ballë dhe në ishujt e Detit Jon në drejtimin veri-perëndim nga 3 deri në 4 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 19 deri në 31 gradë Celsius, ndërsa në Selanik nga 17 deri në 30 gradë Celsius.