Konfederata e Përgjithshme e Punëtorëve të Greqisë (GSEE) dhe organizatat e punëdhënësve në takimin e parë të tyre të Hënën 20 Mars, ranë dakort për të vazhduar Kontrata ekzistuese Kombëtare Kolektive e Përgjithshme e Punës deri në fund të vitit 2017.

Axhenda e këtij takimi përfshinte vetëm çështjet institucionale, pasi niveli i pagës minimale është përcakuar me ligj prej vitit 2012.

Në ditët e ardhshme pritet një takim i ri i partnerëve socialë.