Konfederata e Përgjithshme e Punëtorëve të Greqisë (GSEE),
Administrata e Lartë e Nënpunësve Shtetërorë (ADEDY), por dhe organizata të tjera shoqërore dhe shkencore, kanë shpallur një grevë të përgjithshme për në datën 30 Maj.

Siç thuhet në njoftimin e Konfederatës së Përgjithshme të Punëtorëve të Greqisë, greva 24-orëshe dhe tubimi do të organizohen në kuadrin e «Aleancës Sociale», në bashkëpunim me Administratën e Lartë të Nënpunësve Shtetërorë dhe organet përfaqësuese sociale dhe shkencore të shoqërisë civile, që siç thekson, janë «prekur nga politikat katastrofike të vazhdueshme të masave shtrënguese, papunësisë dhe taksave të mëdha».

Në grevën 24-orëshe mbarëkombëtare të GSEE-së dhe ADEDY-së do të marrin pjesë dhe punonjësit në të gjitha mediat publike dhe private.