Paraqitet sot në parlament drafti i buxhetit të ri, i cili do të parashikoj një rritje ekonomike prej 2,7% në vitin 2017.

Sipas burimeve të Ministrisë së Financave në projektbuxhet, edhe pse planifikohej fillimisht të përfshihet një suficit primar afërsisht 2% të PBB-së, përfundimisht u vendos që ky parashikim të reduktohet në nivele pak më të ulëta, por brenda objektivit të programit të politikës ekonomike (1,75% e PBB-së).

Drafti gjithashtu parashikon edhe një shumë prej 670 milionë euro për pagesën e Ndihmës së Solidaritetit Social për familjet ekonomikisht të dobëta. Ndihma e Solidaritetit Social do të jepet nga 1 Janari i vitit 2017 në të gjitha rrethet dhe do të mbulojë një total prej 267.000 familje ekonomikisht të dobëta.