«Është e qartë, se të gjithë ata që parashikonin që nga muaji Korrik e deri në Gusht rënien e të ardhurave publike dhe festojnë për këtë, tani përgënjeshtrohen», theksoi kryeministri, Aleksis Cipras, në një mbledhje që u zhvillua dje nën kryesinë e tij, në Pallatim Maksimu.

Sipas një deklarate të Zyrës së Shtypit të kryeministrit, z.Cipras është referuar në shenjat e stabilizimit të ekonomisë greke dhe veçanërisht në prirjen konstante në rënie të papunësisë, sipas të dhënave të ELSTAT-it, si dhe në tejkalimin e objektivit të të ardhurave tatimore rreth 812 milion euro për muajin Shtator dhe rreth 1,4 miliard euro për nëntë muajt e parë të vitit 2016.

Kryeministri kërkoi shpejtimin e paraqitjes së projektligjeve, të cilat u njoftuan në Ekspozitën Ndërkombëtare të Selanikut dhe kanë lidhje me transaksionet elektronike, zbulimin vullnetar të të ardhurave të padeklaruara dhe rregullimin e shlyerjes së sigurimeve sociale të profesionistëve të pavarur.

Ndërkohë, optimist për zhvlerësimin e borxhit grek, pasi pritet zgjidhje në çështjen e qëndrueshmërisë së tij deri në fund të vitit, në bazë të vendimit të Eurogrupit më 24 maj, u shfaq ministri i Financave, Efkleídi Cakalótos në Komitetin për Çështjet Ekonomike të Parlamentit, i cili diskutoi çështjen e borxhit.