Në muajin Nëntor, mëndja dhe zemra jonë është atje, në Universitetin Politiknik, në kryengritjen e studentëve dhe e gjithë popullit grek kundër tiranisë së juntës ushtarake.

Kryengritja në universitetin Politeknik në Nëntor të 1973-it ishte manifestimi kulminant kundër diktaturës dhe në thelb paralajmëroi rënien e Juntës së Kolonelëve, e cila nga 21 Prilli i viti 1967 kishte diktuar në vend rregjimin e diktaturës.

Në 14 Shkurt të vitit 1973 studentët e Athinës ngritën krye dhe u mblodhën në universitetin politeknik. Kërkonin heqjen e ligjit n. 1347, i cili parashikonte mobilizim të detyruar të atyre që zhvillonin aktivitet sindikalist gjatë studimeve të tyre.

Policia, duke shkelur «azilin universitar» u fut brënda në hapësirën e universitetit, arrestoi 11 studentë dhe i çoi në gjyq, ndërsa rreth 100 të tjerë rekrutohen. Senati i universitetit proteston për shkeljen e azilit dhe jep dorëheqjen.

7 ditë pas ngjarjeve të para të universitetit politeknik, në 21 Shkurt, studentët pushtuan ndërtesën e Fakultetit Juridik në Athinë, duke thirrur «Demokraci», «Poshtë Junta» dhe «Rroftë Liria». Policia ndërhyri përsëri për të ndaluar kryengritjen, por largimi i dhunshëm i studentëve nga ndërtesa e Juridikut forcoi akoma më shumë lëvizjen e tyre.

Kryengritja, e cila filloi në 14 Nëntor të 1973, do të përbënte kulmin e manifestimeve kundër diktaturës. Në 15 Nëntor qindra studentë mblidhen në oborrin e universitetit dhe thërrasin parulla kundër juntës. Policia rrethon universitetin Politeknik. Mbështetja e madhe e njerësve dhe prezenca e tyre përreth universitetit i japin lëvizjes së studentëve formën e një kryengritjeje reale. Studentët e mbyllur në ndërtesën e Politeknikumit vënë në funksionim radiostacionin 250 vat që dëgjohej në gjithë Atikën. E gjithë Athina dëgjon zërin e lirë të radios: «Dëgjoni Universitetin Politeknik. Banorë të Athinës tregoni forcën tuaj. Dilni në rrugë. Ftojmë të gjitha forcat kundër diktatoriale dhe kryengritëse të luftojnë së bashku me ne. Tani ose kurrë».

Më 16 Nëntor përreth universitetit Politeknik zhvillohen përleshje të vërteta. Rreth orës 19:30 në mbrëmje, policia përpiqet të shpërndajë njerëzit me gaz lotsjellës dhe të shtëna. Në orën 24:00 në mesnatë, në Athinë hyn ushtria dhe tanket. Në orën 02:30 në të gdhirë të 17 Nëntorit tanket gjënden jashtë universitetit Politeknik. Mijra studentë të kapur në kangjellat e oborrit këndonin himnin kombëtar dhe i thërisnin ushtarëve «Mos na vrisni. Jemi vëllezër».

Festimi i këtij përvjetori bëhet nën masa të rrepta për shkak të pandemisë të koronavirusit që ka përfshirë vendin dhe ka shkaktuar një polemikë të madhe, pasi qeveria ka vendosur të ndalojë të gjitha aktivitetet për arsye shëndetësore në të gjithë vendin.

Partitë, organizata të ndryshme, qytetarët dhe një pjesë e juristëve reagojnë për këtë vendim, duke thënë se është autoritarizëm dhe shkelje e lirive, ndërsa Këshilli i Shtetit vendosi se ky vendim është kushtetues, për arsye të mbrojtjes së shëndetit publik.