Kryeministri Kyriakos Mitsotakis do të kryesojë sot një telekonferencë për ecurinë e zbatimit të Planit Operacional në lidhje me kontrollin e personave në pikat e hyrjes të vendit tonë.

Dhe kjo për shkak të rritjes së rasteve me covid-19 në vendet e Ballkanit dhe identifikimin e përditshëm të rasteve të infektuar nga koronavirusi që vijnë nga jashtë vendit.

Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik raportoi dje 50 raste të reja me covid-19, nga të cilët 27 janë turistë të huaj, 7 në Attikë, nga 6 në Selanik dhe Ksánthi, 2 në Kavála dhe nga 1 në Chalkidikí dhe Rodópi.

Gjithashtu, në këtë telekonferencë pritet të shqyrtohen dhe fenomenet e relaksimit që vihet re në masat e vetë-mbrojtjes së qytetarëve, duke lënë të hapur mundësinë që të merren vendime për trajtimin e rasteve të veçanta.

Në të njëjtën kohë nga pandemia në nivel botëror kanë humbur jetën 550.000 njerëz, ndërsa numri i personave të infektuar nga koronavirusi është mbi 12 milion.