Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik njoftoi dje 510 raste të reja të infektuar nga koronavirusi (COVID-19) në Greqi. Numri i përgjithshëm i rasteve është 142.777, nga të cilat 52,3% janë burra.

391 pacientë janë të shtruar në klinikat e terapisë intensive, ndërsa mosha mesatare e tyre është 68 vjeç. 85,2% e pacientëve ka një sëmundje ose është mbi 70 vjeç.

Në 24 orët e fundit u regjistruan 47 vdekje të tjera, duke e çuar numrin e viktimave të koronavirusit gjithsej në 5.146.

Mosha mesatare e pacientëve që vdiqën ishte 79 vjeç dhe 95,5% kishte një sëmundje kronike ose ishte mbi 70 vjeç.

Gjithashtu 912 pacientë kanë dalë nga spitali që nga fillimi i pandemisë.