Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Sotíri Tsiódra në konferencën e përditshme për shtyp, njoftoi se janë konfirmuar 35 raste të reja të koronavirusit në vendin tonë, duke e rritur numrin në 530,ndërsa numri i qytetarëve tanë që humbën jetën nga virusi vdekjeprurës arriti në 13.

Mosha e të vdekurve mesatarisht është 76 vjeç dhe 54% e pacientëve janë meshkuj.

98 raste janë me prejardhje të papërcaktuar infektimi dhe deri më tani janë testuar gjithësej 8000 mostra.

Gjithashtu 100 pacientë ndodhen të shtruar në spital dhe 18 janë në gjëndje të rëndë. Megjithatë, pritet menjëherë të jenë në gjëndje të rëndë dhe pacientë të tjerë .

Epidemiologu SotírisTsiódras, duke u referuar në 35.000 rastet e reja të prekur nga COVID-19 në të gjithë botën, theksoi se ka një transmetueshmëri të lartë dhe rritje të shpejtë të rasteve të infektuar nga koronavirusi.