Administrata e Lartë e Nënpunësve Shtetërorë (ADEDY) ka shpallur për sot një grevë 24-orëshe, në të cilën marrin pjesë punonjësit e spitaleve publike dhe EKAB, profesorët dhe mësuesit, punonjësit e gjykatave, punonjësit e ministrive, të financave, të pushtetit lokal, të Sigurimeve Sociale etj.

Gjithashtu, do të ketë ndryshime dhe anulime në orarin e fluturimeve të kompanive ajrore AEGEAN dhe Olympic Air, për shkak të pjesëmarrjes së punonjësve në grevë.

Ndër të tjera në kërkesat e tyre janë rritja e shpenzimeve për Sistemin Shëndetësor Kombëtar, emërime masive të përhershme në arsim, sigurimin e të gjitha vendeve të punës dhe shfuqizimin e ligjit që kufizon protestat.