Kryeministri Kyriakos Mitsotakis propozon për president të Republikës, kryetaren e Këshillit të Shtetit, Aikateríni Sakellaropoúlou, e cila do të jetë gruaja e parë në postin e presidentit.

Z.Mitsotakis në mesazhin e tij për paraqitjen e emrit që do të zëvendësojë presidentin aktual Prokópi Pavlópoulo, tha se propozimi i tij për kryetaren e Këshillit të Shtetit, Aikateríni Sakellaropoúlou është bashkues dhe progresiv dhe uroi që të arrijë konsensusin më të gjerë në parlament.

Për presidentin Prokópi Pavlópoulo tha se e respekton atë, por e karakterizoi vendimin e tij të drejtë.

Kryetarja e Këshillit të Shtetit, Aikateríni Sakellaropoúlou karakterizoi vendimin e kryeministrit shumë të nderuar, duke theksuar se «me këtë propozim nderohet si Drejtësia dhe gruaja në Greqinë bashkëkohore».

Propozimi i qeverisë për presidentin e Republikës ka hapur një dialog brenda partive të opozitës, në mënyrë që ato të vendosin për qëndrimin e tyre.