Në seancën plenare të sesionit të OKB-së për çështjen e refugjatëve do të flasë sot kryeministri Aleksi Cipra, i cili ndodhet në Nju Jork.

Ai do të ndjekë të gjitha aktivitetet e organizuara në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për krerët e shteteve dhe do të marrë pjesë në Samitin e Udhëheqësve për çështjen e refugjatëve, që zhvillohet nën drejtimin e presidentit amerikan Barack Obama.

Gjithashtu do të ketë takime të veçanta me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan ditën e Mërkurën dhe të Enjten me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-moon.

Një seri takimesh do të ketë dhe ministri i Jashtëm grek, Níkos Koxiás, i cili do të shoqërojë kryeministrin, në seancën e hapjes plenare të Samitit të Lartë të OKB-së. Më pas, z.Koxiás do të marrë pjesë në një takim të katër ministrave të Jashtëm të Greqisë, Bullgarisë, Kroacisë dhe Rumanisë.