Lideri i SYRIZA-s dhe ish kryeministër Aleksis Tsipras në një postim të tij në Facebook thekson: «Unë insistoj, brenda dhe jashtë vendit, se Evropa duhet të bëjë gjithçka për të siguruar prodhimin maksimal të mundshëm të vaksinave, në mënyrë që ajo të mos varet nga planet dhe lojërat e disa prej kompanive të mëdha farmaceutike. Për këtë arsye kam shprehur publikisht, se është e nevojshme që Bashkimi Evropian të ketë qasje në patentat e vaksinave për llogari të shteteve anëtare».

Siç komenton «ky qëndrim mbështetet në logjikën e përbashkët, pasi jemi në një situatë të jashtëzakonshme».

Është optimiste që kjo logjikë tashmë mbështetet nga politikanët dhe udhëheqësit në nivelet më të larta të BE-së dhe qeverive kombëtare, madje edhe nëse i përkasim arenave të ndryshme politike.

«Logjika e përbashkët për trajtimin e një pandemie nuk mund të pengohet nga kundërshtimet ideologjike», thotë z.Tsipra dhe akuzon kryeministrin Kyriako Mitsotaki dhe qeverinë e tij, duke mbështetur se «urrejnë ose fyejnë çdo mendim që sfidon hyjnizimin e fitimeve të mëdha të kompanive të mëdha farmaceutike evropiane».

«Për fat të mirë për të gjithë ne,debati mbi patentat e vaksinave në Evropë hapet dhe çdo ditë po bëhet më thelbësor», përfundon postimin e tij Aleksis Tsipras.