Kryeministri Aleksis Tsipras gjatë fjalimit të tij në Samitin e Partisë Socialiste Evropiane që u zhvillua në Bruksel, theksoi se të gjitha forcat progresive, kanë përgjegjësi dhe detyrë që të parandalojnë zgjedhjen e Manfred Weber në postin e Presidentit të Komisionit Evropian, sepse një zhvillim i tillë do të shënonte dhe zyrtarisht bashkëpunimin e të djathtës me të djathtën ekstreme dhe do të ishte katastrofale për të ardhmen e Evropës.

Kreu i qeverisë greke vuri në dukje, se në mundësinë e një aleance pas zgjedhjeve të Partisë Popullore Evropiane me të djathtën ekstreme, duhet të përgjigjemi të gjitha forcat progresive të Europës, me strategjinë tonë të përbashkët kundër neoliberalizmit dhe nacionalizmit, të cilat «ushqejnë» të djathtën ekstreme.