Në Bruksel ndodhet kryeministri Aleksis Tsipras, për të marrë pjesë në punimet e Këshillit Evropian dhe Samitit të Lartë Euro-Aziatik (ASEM), që do të zhvillohen në kryeqytetin belg.

Brexit, siguria e brendshme, reformat në Eurozonë dhe çështja e plan-buxhetit shtetëror të Italisë do të jenë në qendër të samitit të Këshillit Evropian, ndërsa samiti Euro-Aziatik, në të cilin marrin pjesë 51 vende, midis tyre 21 nga Azia, do të përqendrohet kryesisht në çështjen e refugjatëve dhe fluksin e emigrantëve.

Në kuadrin e Samitit Euro-Aziatik (ASEM), kreu i qeverisë greke do të ketë takime bilaterale me kryeministrin e Kinës, Li Keqiang dhe zëvendës kryeministrin e Indisë, Venkaiah Naidu.

Qeveria greke i kushton rëndësi të madhe këtyre takimeve, pasi këto janë vende me zhvillim të madh ekonomik, ndërsa India do të jetë dhe vendi i nderuar në Ekspozitën Ndërkombëtare të ardhshme të Selanikut, në Shtatorin e vitit 2019.