Anija kërkimore turke Barbaros ndodhet afër Zonës Ekskluzive Ekonomike të Qipros, pas navtex-it të paligjshëm që njoftoi Turqia.

Sipas shtypit qipriot, anija «Barbaros» synon të bëj kërkime sizmike në jug dhe në lindje të Qipros. Sistemi MarineTraffic konfirmon lëvizjen e anijes kërkimore, e cila në këtë moment po shkon drejt zonës detare në lindje të Famagustës.

Anija «Barbaros» sipas navtex-it të paligjshëm ka mundësi të qëndrojë në këtë rajon deri më 15 Shtator, për të bërë kërkime dhe në zonat ku janë parcelat lindore 2 dhe 3 të Zonës Ekskluzive Ekonomike të Qiprios.

Një zëdhënës i Departamentit amerikan të shtetit karakterizoi veprimet e Turqisë si hapa provokuese, që përshkallëzojnë tensionin në rajon dhe i bëri thirrje Turqisë, të ndërpresë menjëherë veprimet brenda Zonës Ekskluzive Ekonomike të Qiprosv(AOZ).