Ankaraja përsëri dërgon anijen «Oruç Reis» në Mesdheun Lindor brenda shelfit kontinental grek.Kërkimet do të fillojnë nga sot deri më 22 Tetor.

Zhvillime të reja në marrëdhëniet greko-turke shkakton Navtexi i ri i paligjshëm i Ankarasë pranë Kastellorizos, në një distancë 6.5 milje larg bregdetit grek.

Ministria e Jashtme greke e karakterizon njoftimin e Navtexit të ri të paligjshëm turk për kërkime në jug të ishullit Kastelorizos në shelfin konitinental grek, një përshkallëzim të madh dhe kërcënim direkt kundër paqes dhe sigurisë në Mesdheun Lindor.

«Vetëm disa ditë pas takimit të ministrave të Jashtëm të Greqisë dhe Turqisë, gjatë të cilit pala turke u angazhua të propozoj një datë për fillimin e kontakteve, duket edhe përsëri mosdinjiteti i saj si dhe fakti se Turqia sinqerisht nuk dëshiron dialog», konstaton ministria e Jashtme greke në njoftimin e saj përkatës.

Gjithashtu në njoftimin e saj theksohet se Turqia «këmbëngul në taktikat agresive dhe të paligjshme të shekujve të kaluar, duke konfirmuar qartë rolin e saj si faktori kryesor i paqëndrueshmërisë dhe i provokimit në rajon. Nga Libia e deri në Egje dhe Qipro, Siri, Irak dhe tashmë në Nagorno-Karabah».

Menjëherë pas këtij njoftimi, stacioni i Irakleíos të Kretës, i shërbimit hidrografik të Marinës Luftarake njoftoi një anti-Navtex.

Konkretisht, Navtexi grek thekson se Navtexi turk është “i paligjshëm” dhe ka të bëjë me një “veprimtari të paautorizuar” që “mbulon shelfin kontinental Grek”. Gjithashtu theksohet se stacioni i Irakleíos ka juridiksionin për njoftimin e mesazheve në zonën detare konkrete.