Shqetësim ka shkaktuar një NAVTEX i fundit, që njoftoi Turqia për kërkime në Egje, një veprim që minon klimën në pritje të datës për fillimin e ciklit të 62-të bisedimeve eksploruese.

Ankaraja njoftoi se nga data 18 Shkurt deri më 2 Mars nxjerr në Egje anijen oqeanografike «CESME» për kërkime në zonat midis ishujve Límno, Skýro dhe Alonníso.

Udhëzimi i ri mund të mos ketë të bëjë me kërkime sizmike, por hidrografike dhe kanë të bëjnë me një zonë në qendër të Egjeut, në ujërat ndërkombëtare, ndërsa vendi fqinj kundërshton kompetencën përkatëse të Greqisë për lëshimin e NAVTEX.

«Vendi ynë respekton plotësisht rregullin themelor të Traktatit të NATO-s dhe Kartës së Kombeve të Bashkuara, për zgjidhjen paqësore të çdo mosmarrëveshjeje sipas ligjit ndërkombëtar si dhe shmangien e veprimeve provokuese që janë në kundërshtim me parimet e aleancës», theksoi ministri i Mbrojtjes Kombëtare Nikos Panagiotopulos, duke marrë pjesë dje në ditën e parë të samitit të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s.

Z.Panagiotopulos theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit të BE-së me NATO-n, për forcimin më tej të lidhjes transatlantike, dinamikën që shpreson në këtë bashkëpunim qeveria e re amerikane, si dhe nevojën e një mirëkuptimi reciprok për kërcënimet me të cilat përballen shtetet -anëtare.