Ankaraja përshkallëzon tensionin në marrëdhëniet greko-turke, pasi pas deklaratave të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, që në thelb vë në dyshim Traktatin e Lozanës, publikohet deklarata e Ministrisë së Jashtme e vendit fqinj, që flet përsëri për zona gri në Egje, duke thënë se «që nga viti 2003, Turqia i dha një vendi tjetër sovranitetin e disa ishujve të vegjël dhe shkëmborë në Egje» dhe se «të gjitha aspektet e çështjeve në Egje diskutohen në kuadrin e kanaleve ekzistuese të dialogut midis Greqisë dhe ne».

«Disa brenda vendit fqinj dëshirojnë të nxisin Turqinë në sjellje që janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe në asnjë mënyrë nuk i përshtaten një vendi evropian» thekson në deklaratën e saj Ministria e Jashtme greke, duke vënë në dukje se «logjika revizioniste, siç e dini, ka çuar gjithmonë në shtigje negative dhe gjithmonë ka dështuar».

Ndërkaq bën të qartë se «i vetmi objekt i bisedimeve paraprake ishte dhe është përcaktimi i shelfit kontinental, sipas dispozitave dhe rregullave të së Drejtës Ndërkombëtare».