Në zemrën e Greqisë qendrore, ndërmjet vargut malor të Ágrafas, mbi një reliev të egër malor, ndodhet një botë e panjohur, por në të njëjtën kohë dhe autentike, që hap horizonte të reja udhëtimi…

Në veriperëndim të rrethit të Kardítsas, atje ku shtrirja e fushës së Thessalisë ndalon përpara lartësisë së vargut malor Agrafa, shpaloset në mes të shkëmbinjve, majave të mbuluara me dëborë, pyjeve dhe greminave të thella – Argithéas, një vend i panjohur për shumë njerëz.

Bashkia e Argithéas është në rajonin e Thesalisë dhe ka si seli Anthirón. Sipërfaqja e përgjithshme e Bashkisë është 372.837 km2 dhe popullsia 3.450 banorë në bazë të regjistrimit të popullsisë të vitit 2011 (6.084 banorë sipas regjistrimit të vitit 2001).

Deri kohët e fundit në Ágrafa nuk kishte ndonjë infrastrukturë turistike. Por adhuruesit e natyrës së egër malore nuk humbin rastin për të kërkuar një aventurë dhe izolim këtu në Ágrafa. Sot, në këtë vend ka pak hotele të vogla, por shumë mikpritës, që mund të qëndroni dhe të mësoni misteret e natyrës malore.

Le të përmendim disa nga atraksionet e rëndësishme të kësaj zone unike malore, që na fton për ta eksploruar atë!

Liqeni Stefaniáda: Ky liqen u krijua nga një rrëshkitje e madhe e tokës, që u bë në dimrin e vitit 1963. Pas liqenit, rruga kalon përmes pyjeve të rrallë me lisa dhe peisazheve shkëmbore deri në shtratin e lumit Achelóou, i cili në rrugën e tij të gjatë e të palodhur, ndriçon në dritën e diellit.

Anthiró: Pak më jashtë fshatit Anthiró ndodhet manastiri i Koímisis tis Theotókou Koutousíou, me ikona të jashtëzakonshme të shekullit të 17-të.

Vende arkeologjike: Në afërsi të fshatit Argithéa, në vendin «Elliniká» janë bërë gërmime në varret dhe rënojat e mbetura të kryeqytetit të lashtë të Athamánon.

Petrílo: Shkolla e fshatit (ndërtesë e vitit 1884, që ende ekziston) ishte selia e qeverisë së Greqisë së Lirë në vitin 1944 me President akademikun Aléksandro Svólo!