Një libër para fluturimit! Udhëtarët që nisen nga Athina gjejnë tashmë…«lagje të librit» në sallat e nisjes të aeroportit, për një përvojë të veçantë leximi që u quajt «Athens as a Book» – Athina si një libër.

Vepra të mëdha të letërsisë greke, 187 libra – në gjuhën greke ose të përkthyer në anglisht – janë të vendosur në krahun e vendeve të uljes së udhëtarëve, të cilët tashmë mund të «udhëtojnë» për një kohë të shkurtër, nëpërmjet faqeve të poetëve dhe shkrimtarëve të mëdhenj grekë, përpara largimit të tyre nga aeroporti. Pra, duke marrë në duart e tyre disa nga librat që i presin ata në aeroport, pasagjerët «i japin lamtumirën» kryeqytetit Botëror të Librit për vitin 2018 – Athinës …..duke lexuar.

Ndërkohë, aeroporti Ndërkombëtar i Athinës paraqet ekspozitën fotografike «AthensAirportraits», një «takim» i 52 historive që treguan udhëtarët në sallat e aeroportit – sepse një aeroport është në fakt një hapësirë e lidhjes jo vetëm të destinacioneve, por edhe e historive.

Shkrimtarët Thodorís Georgakópoulos dhe Stélla Kásdagli së bashku me fotografen Efstathía Kostí bën një vizitë në aeroport me një magnetofon dhe një aparat fotografik, duke takuar rastësisht udhëtarë, të cilët kishin për të treguar historitë e tyre, unike dhe shumë interesante.

Të 52 historitë, një për çdo javë të vitit dhe fotografitë «e tregimtarëve të aeroportit të Athinës» përbëjnë ekspozitën fotografike – historike, që do të vazhdojë deri më 31 Mars të vitit 2019 në stacionin e trenit Periferik (Proastiakoú) në Aeroportin Ndërkombëtar të Athinës «Elefthérios Venizélos».