Athina pret nga Ankaraja konsekuencë dhe vazhdimësi në uljen e tensionit, pas kthimit të Oruç Reis në Antalya.

Çështja pritet të diskutohet sot në takimin që do të ketë kryeministri Kyriakos Mitsotakis me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, në Pallatin Maksimou, në kuadrin e përgatitjes të Samitit të Lartë të BE-së.

Zyrtari evropian do të shkojë nesër në Qipro, ku do të takohet me presidentin e Republikës së Qipros, Niko Anastasiadhi.

Në të njëjtën kohë, në selinë e NATO-s në Bruksel sot zhvillohet një takim i zyrtarëve ushtarakë të Greqisë dhe Turqisë, në mënyrë që të vazhdojë diskutimi mbi propozimet e Sekretarit të Përgjithshëm për uljen e tensionit.

Megjithatë, Turqia vazhdon provokimet dhe me një anti-NAVTEX kërkon çmilitarizimin e ishullit Hío.

Çështje me interes dypalësh dhe rajonal, kryesisht për zhvillimet në rajonin e gjerë të Mesdheut Lindor dhe Libi, do të jenë në fokusin e bisedimeve të ministrit të Jashtëm grek Nikos Dendias me homologun e tij të Egjiptit, Sameh Shoukry.

Në pasdite ministri i Jashtëm egjiptian do të takohet me kryeministrin Kyriako Mitsotaki.