Autoritetet turke të Mërkurën në mbrëmje mbajtën në erë për 20 minuta aeroplanin e qeverisë greke mbi kufirin Turko-Irakian, në veri të Mosulit, duke refuzuar të jepnin lejen e fluturimit, që ata kishin miratuar pak më parë.

Autoritetet turke pas një komunikimi të vazhdueshëm dhanë leje dhe avioni u ul në aeroportin ushtarak të Elefsinës me shumë vonesë.

Në këtë avion ishte ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias, i cili po kthehej në Athinë. Sipas gazetarit të reportazhit diplomatik të Televizionit Publik ERT, Nikos Meletis ky është një veprim që tejkalon çdo nocion të fqinjësisë së mirë dhe shkel rregullat e sjelljes diplomatike.

Kjo çështje do të parashtrohet nga delegacioni grek në Këshillin Evropian, por pritet të bëhet dhe një notë protestë.