Guvernatori i Bankës së Greqisë, Giánnis Stournáras duke paraqitur në komitetin përkatës të Parlamentit, rezultatet e raportit të përkohshëm të Bankës për ekonominë greke theksoi se ajo vazhdon të përmirësohet, pavarësisht nga ngadalësimi që vihet re në ekonominë botërore.

Z.Stournáras vuri në dukje, se në vitin 2019 vendi ynë kishte një rritje prej 2,2% dhe pritet këtë vit dhe në vitin 2021 të arrijë në 2,5%.

Ai gjithashtu theksoi se duhet një ulje e mëtejshme e kredive të kuqe dhe vlerësoi se procedura e re e falimentimit do të ndihmojë në reduktimin e tyre.

Guvernatori i Bankës së Greqisë tha gjithashtu, se ulja e vlerës së obligacioneve do të ndihmojë në përmirësimin e qëndrueshmërisë së borxhit.