Perspektivat pozitive të ekonomisë greke u njohën gjatë takimit që kishte kryeministri Aleksis Tsipras me presidentin e Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi dhe anëtarin e Bordit Ekzekutiv të BQE-së Benoit Coeuré, në kuadrin e Samitit të Lartë të Bashkimit Evropian në Bruksel.

Gjatë takimit u theksua ecuria pozitive e ekonomisë greke dhe përmirësimi i vazhdueshëm i shifrave të rritjes ekonomike, të cilat çojnë në vlerësimin se do të fillojnë të merren parasysh dhe nga tregjet financiare gjatë periudhës së ardhshme.

Gjithashtu, në konkluzionet e diskutimit përfshihet dhe konstatimi se obligacionet greke shkëputen ngadalë, por në mënyrë të qëndrueshme nga ato italiane dhe çdo luhatje në obligacionet greke i kushtohet shkaqeve të jashtme dhe jo atyre të ekonomisë greke.