Banorët e ishujve vazhdojnë kundërshtimin e tyre për krijimin e qendrave të mbyllura për refugjatët.

Gjithashtu, shoqëritë lokale kërkojnë shfuqizimin e aktit legjislativ për rekuizimin e sipërfaqeve tokësore, ku do të krijohen qendra të reja.

Banorët e ishujve të Egjeut do të protestojnë sot përpara ministrisë së Brendshme në Athinë. Megjithatë, për qeverinë më tepër e rëndësishme është lehtësimi i ishujve dhe mbrojtja e kufijve.

Në të njëjtën kohë, do të ndihmohen 36 bashki, që mbajnë barrën më të madhe të çështjes së refugjatëve me një shumë prej 9.500.00 euro.

Nga ana tjetër, prefektura e Egjeut Verior vendosi të ndërpresë çdo bashkëpunim me qeverinë, deri në shfuqizimin e aktit legjislativ për rekuizimin e sipërfaqeve tokësore në ishuj.