Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY) në informimin zyrtar për koronavirusin  në Greqi raportoi të Dielën pasdite 10 raste të reja me covid-19.

Numri total i personave të infektuar nga koronavirusi në Greqi është 3.266. Nga këto,720(22,0%) konsiderohet se kanë të bëjnë me një udhëtim nga jashtë dhe 1.826 (55,9 %) janë të infektuar me covid-19 brenda vendit.

Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë vdekje nga koronoavirusi, ndërsa numri total i viktimave deri më sot është 190. Mosha mesatare e pacientëve që humbën jetën ishte 76 vjeç.

Gjithashtu,9 pacientë me një moshë mesatare 75 vjeç kurohen në reanimacion në gjëndje të rëndë dhe 100,0 % prej tyre ka një sëmundje kronike ose është mbi 70 vjeç.

117 pacientë dolën nga spitali dhe deri më sot janë kryer gjithsej 283.146 teste.