Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik njoftoi të Dielën 29 Nëntor 1.193 raste të reja me Covid-19. Në 24 orët e fundit nga koronavirusi humbën jetën 98 pacientë, ndërsa 603 po trajtohen me intubim në njësitë e terapisë intensive.Mosha mesatare e tyre është 65 vjeç, ndërsa 76% e pacientëve ka një sëmundje kronike ose është mbi 70 vjeç.

Në Attikë janë regjistruar 247 raste të reja, ndërsa në Selanik 235,në Pieria 88, në Drama 64, në Larisa 63, në Serres 49, në Trikala 45,në Karditsa 44 dhe në Ksanthi 38.

Numri i përgjithshëm i rasteve në Greqi arriti në 104.227, nga të cilat 53% janë burra, ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave të covid-19 arriti në 2321 dhe 575 pacientë kanë dalë nga spitali.