Kjo javë është veçanërisht kritike, pasi do të vendoset nëse do të zgjasë lockdown-i i dytë dhe pas datës 30 Nëntor, ndoshta me masa edhe më të rrepta, për të ndaluar përhapjen e koronavirusit në vend ose nëse do të ketë shenja të stabilizimit.

Pandemia në vend është në një pikë kritike dhe shkencëtarët vlerësojnë se në fund të javës tjetër do të fillojë të duket rezultati i lockdown-it.

Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik njoftoi dje, 1.698 raste të reja me covid-19, nga të cilat 435 u konfirmuan në Selanik, 405 në Attikë, 76 në Larisa dhe 69 në Pella.

Numri i përgjithshëm i rasteve të infektuar nga koronavirusi arriti në 74.205.

Në 24 orët e fundit u regjistruan 71 vdekje dhe numri total i viktimave tashmë është 1.106. Gjithashtu,392 pacientë kanë dalë nga spital