Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik, njoftoi të Enjten 18 shkurt, se në 24 orët e fundit u konfirmuan 1400 raste të reja me covid-19, 667 prej tyre u regjistruan në Attikë,160 në Selanik, 97 në Ahaia, dhe 33 në Iraklio të Kretës,por një rritje e rasteve të infektuar nga koronavirusi u konfirmuan dhe në Halkidiki me 39 raste të reja.Në Greqi numri i përgjithshëm i rasteve të infektuar nga koronavirusi arriti në 176.059, nga të cilat 51.8% janë burra.

Gjithashtu u regjistruan 22 vdekje nga COVID-19, duke e çuar numrin e viktimave gjithsej në 6221, ndërsa 95.6% kishte një sëmundje kronike ose ishte mbi 70 vjeç.

320 pacientë kurohen në klinikat e terapisë intensive. Mosha mesatare e tyre është 70 vjeç dhe 88,4% kanë një sëmundje ose janë mbi 70 vjeç.Që nga fillimi i pandemisë kanë dalë nga ICU 1256 pacientë.