Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY) në informimin zyrtar për koronavirusin raportoi 16 raste të reja me covid-19 dhe numri total i personave të infektuar nga koronavirusi në Greqi shkon në 3.302, nga të cilët 55% janë burra.

Nga këto,728 (22%) konsiderohet se kanë të bëjnë me një udhëtim nga jashtë dhe 1.844 (55,8 %) janë të infektuar me covid-19 brenda vendit.

Gjithashtu,8 pacientë me  moshë mesatare 61 vjeç kurohen në reanimacion në gjëndje të rëndë dhe 75% prej tyre ka një sëmundje kronike ose është mbi 70 vjeç.

Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë vdekje nga koronoavirusi, ndërsa numri total i viktimave në të gjithë vendin është 190.

Deri më sot kanë dalë nga spitali 118 pacientë.