Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik njoftoi dje 2.198 raste të reja me covid-19.Nga këto, 492 u regjistruan në Attikë, 491 në Selanik, 147 në Drama dhe 122 në Pella.

Numri total i rasteve të infektuar në Greqi arriti në 76.403, ndërsa në 24 orët e fundit u regjistruan 59 vdekje dhe numri i viktimave që humbën jetën nga koronavirusi tashmë ka shkuar në 1.165. Gjithashtu 400 pacientë janë të shtruar spital në gjëndje të rëndë.

Ndërkohë në një pikë kritike janë spitalet, kryesisht në Selanik, ku vetëm në spitalin PAPAGEORGIOU u shtruan brenda një dite 100 persona.