Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik njoftoi dje 2.422 raste të reja me covid-19. Numri total i personave të infektuar nga koronavirusi në të gjithë vendin arriti në 78.825.

Nga këto 513 janë konfirmuar në Attikë,595 në Selanik,159 në Larisa,103 në Serres,76 në Pela,58 në Florina.

443 pacientë janë shtruar në spital në gjendje të rëndë, ndërsa mosha mesatare e tyre është 65 vjeç. 81,5% e pacientëve ka një sëmundje ose është mbi 70 vjeç dhe 392 pacientë kanë dalë nga spitali.

Në 24 orët e fundit u regjistruan 63 vdekje nga koronavirusi dhe 1.228 është numri total i viktimave në të gjithë vendin. Mosha mesatare e personave që humbën jetën nga koronavirusi ishte 80 vjeç dhe 97,2% kishte një sëmundje ose ishte mbi 70 vjeç.

Punonjësit e spitaleve në Selanik, janë në ankth për shkak të numrit të madh të pacientëve me koronavirus, shumë prej të cilëve janë në gjendje kritike, ndërsa klinikat Covid-19 po plotësohen njëra pas tjetrës.

Drejtori i Kirurgjisë Vaskulare të Spitalit «G.Papanikoláou» të Selanikut,Ángelos Megalópoulos tha se «nuk ka asnjë vend në spital që nuk është zënë nga një shtrat covid».

Gjithashtu momente të vështira kalojnë dhe punonjësit në spitalet e Larisës.