Ministria e Shëndetësisë në informimin zyrtar për koronavirusin në Greqi njoftoi të Shtunën pasdite,se janë evidentuar 3 raste të reja me covid-19.

Numri total i personave të infektuar nga koronavirusi shkon në 2.876. Nga këto, 613 (21,3%) konsiderohet se kanë të bëjnë me një udhëtim nga jashtë dhe 1.458 (50,7%) janë të infektuar me covid-19 brenda vendit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit u regjistruan  2 vdekje të tjera dhe si rezultat numri i viktimave të koronavirusit  shkon në 171. Mosha mesatare e pacientëve që humbën jetën ishte 76 vjeç dhe 94,7% kishte një sëmundje kronike ose ishte mbi 70 vjeç.

Gjithashtu, 20 pacientë me një moshë mesatare 71vjeç kurohen në reanimacion në gjëndje të rëndë dhe 90% prej tyre ka një sëmundje ose është mbi 70 vjeç.

99 pacientë dolën nga spitali, ndërsa deri më sot në Greqi janë kryer gjithsej 152.998 teste diagnostikuese.