Profesori  i sëmundjeve infektive dhe zëdhënës i ministrisë së Shëndetësisë Sotíris Tsiódras,njoftoi se në Greqi  numri i rasteve të konfirmuar  të koronavirusit arriti në 743.

Në të njëjtën kohë, theksoi se numri i të vdekurve tashmë është 20, ndërsa mosha mesatare e viktimave të koronavirusit është 75 vjeç.

Siç tha , z.Tsiódras, në spitalet e përcakuar për  trajtimin e koronavirusit  janë shtruar 134 pacientë dhe  45 janë në gjëndje të rëndë në Njësitë  e Terapisë Intensive. Shumica e këtyre pacientëve kanë disa sëmundje kronike, ndërsa 32 pacientë kanë dalë nga spitalet.

Gjithashu tha se është shumë e rëndësishme  ata që qëndrojnë në shtëpi  të jenë në komunikim të përditshëm me mjekun e tyre, veçanërisht nëse kanë probleme të tjera shëndetësore.