Zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas njoftoi vazhdimin e lockdown-it deri të Hënën 7 dhjetor, duke e karakterizuar këtë vendim si të domosdoshëm, për shkak të nivelit të lartë epidemiologjik.

Gjithashtu theksoi se javën e ardhshme do të shohim skenarët alternativë për heqjen graduale të karantinës. Ai shtoi se barra epidemiologjike në disa rajone është një “burim shqetësimi”, të tilla si në Selanik, Serres, Larisa, Magnisia, Etoloakarnania, Ahaia dhe Lesvos.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis do të shkojë të Shtunën 28 Nëntor në Selanik, ku do të vizitojë spitalet e qytetit.

Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY) njoftoi dje 2018 raste të reja me covid-19 dhe numri total i rasteve të infektuar nga koronavirusi në Greqi tashmë është 99.306. Nga këto 562 raste regjistrohen në Selanik,408 në Attikë,115 në Larisa,113 në Pieria dhe nga 70 në Pela dhe Imathia.

608 pacientë janë të shtruar në spital ku kurohen të intubuar, ndërsa mosha e tyre mesatare është 65 vjeç.
Gjithashtu në 24 orët e fundit u regjistruan 99 vdekje të tjera dhe në 2001 është numri total i viktimave të koronavirusit, që nga fillimi i pandemisë e deri më sot dhe 524 pacientë kanë dalë nga spitali.