Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY) në informimin zyrtar për koronavirusin raportoi të Hënën  pasdite 21 raste të reja me covid-19 dhe numri total i personave të infektuar nga koronavirusi në Greqi shkon në 3.287.

Nga këto,725(22,1%) konsiderohet se kanë të bëjnë me një udhëtim nga jashtë dhe 1.836 (55,9 %) janë të infektuar me covid-19 brenda vendit.

Në 24 orët e fundit pasi nuk është regjistruar asnjë vdekje nga koronoavirusi,  numri total i viktimave qëndron në 190. Mosha mesatare e pacientëve që humbën jetën ishte 76 vjeç dhe 95,8% kishte një sëmundje ose ishte mbi 70 vjeç.

Gjithashtu,8 pacientë me  moshë mesatare 69 vjeç kurohen në reanimacion në gjëndje të rëndë dhe 75,0% prej tyre ka një sëmundje kronike ose është mbi 70 vjeç.

118 pacientë dolën nga spitali, ndërsa deri më sot janë kryer gjithsej 285.989 teste.