Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik njoftoi të Dielën 27 Shtator 218 raste të reja me Covid-19.

Attika vazhdon të përballet me barrën më të rëndë epidemiologjike, pasi numëron 118 raste të reja.

Ndërkohë, nga koronavirusi humbën jetën dhe tre pacientë të tjerë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 379.

Mosha mesatare e pacientëve që vdiqën ishte 78 vjeç dhe 96,6% kishte një sëmundje kronike ose ishte mbi 70 vjeç .

Në Greqi numri total i rasteve të infektuar nga koronavirusi tashmë ka arritur në 17.444, nga të cilat 2.825 (16,2%) konsiderohen se kanë ardhur nga jashtë dhe 7.242 (41,5%) kanë të bëjnë me një rast tashmë të konfirmuar.

Gjithashtu, 68 pacientë që janë shtruar në reanimacion për terapi intensive kanë një moshë mesatare 70 vjeç, ndërsa 86,8% prej tyre ka një sëmundje kronike ose është mbi 70 vjeç.

200 pacientë kanë dalë nga spitali.