Zëdhënësi i  Ministrisë së Shëndetësisë, profesori i sëmundjeve infektive Sotíris Tsiódras njoftoi se në 892 është numri total i personave të prekur nga koronavirusi në Greqi.

Në të njëjtën kohë, theksoi se numri i të vdekurve  arriti në 26, ndërsa mosha mesatare e viktimave të koronavirusit është 73 vjeç (21 burra, 5 gra) dhe 42 pacientë  dolën nga spitalet.

S.Tsiodras duke u referuar në disa studime theksoi se nëse do të ketë  mungesë masash parashikohet  që virusi të përhapet  sa më shpejt. «Ne duhet  të vazhdojmë në këtë mënyrë, por nëse do të hiqen masat do të kemi të njëjtin imazh si Italia dhe Spanja».