Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik ( EODY) njoftoi 269 raste me covid-19 në datën 28 Shtator

Attika vazhdon të përballet me barrën më të rëndë epidemiologjike, pasi dje u regjistruan 197 raste të reja.

Në 24 orët e fundit 4 pacientë të tjerë humbën jetën nga koronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 383.

Mosha mesatare e pacientëve që vdiqën ishte 78 vjeç dhe 96,6% kishte një sëmundje kronike ose ishte mbi 70 vjeç.

Numri total i rasteve të infektuar nga koronavirusi në Greqi tashmë arriti në 17.707, nga të cilat 2.837 (16%) konsiderohen se kanë ardhur nga jashtë dhe 7.349 (41,5%) kanë të bëjnë me një rast tashmë të konfirmuar.

Gjithashtu, 73 pacientë janë shtruar në reanimacion për terapi intensive dhe 87,7% prej tyre ka një sëmundje kronike ose është mbi 70 vjeç, ndërsa 200 pacientë kanë dalë nga spitali.