Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik njoftoi 280 raste të reja me covid-19, nga të cilat 26 janë nga jashtë, ndërsa të tjerat janë 141 në Attikë,19 në Selanik,15 në Janinë dhe 14 në Kozani.

Në Greqi numri total i rasteve të infektuar nga koronavirusi tanshmë arriti në 22.358, ndërsa në 24 orët e fundit u
regjistruan 13 vdekje dhe deri më sot kanë humbur jetën 449 persona. Gjithashtu 93 pacientë janë në gjëndje të rëndë në spital.